Last Updated on 03/05/2025 by adminfjala
Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç.
E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse ambulante. Gruaja mësohet se shet lule te Gjykata e Kurbinit dhe kur ka ndodhur ngjarja ka qenë duke ecur në trotuar.
Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa personave, ndërsa mes të lënduarve ka edhe kalimtarë të rastit.
Dyshohet se arma e përdorur në vendin e ngjarjes ka qenë kallashnikov./e.t