Një video e pazakontë po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve.
Në pamje shfaqet një grup të rinjsh që vendosin shokun e tyre në një karrocë blerjesh dhe e lëshojnë tatëpjetë në një rrugë. Fillimisht gjithçka duket si një shaka mes miqsh, por situata bëhet shumë më e rrezikshme kur karroca merr shpejtësi dhe afrohet drejt rrugës.
Ajo që ndodh në momentin kur karroca arrin në pjesën e rrugës duket thuajse e pabesueshme dhe ka bërë që videoja të bëhet virale.
Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta online, me përdoruesit që komentojnë si guximin, ashtu edhe rrezikun e madh të kësaj aventure.
Megjithëse videoja është shpërndarë si një moment argëtues, veprimi është tejet i rrezikshëm dhe mund të kishte përfunduar me pasoja serioze./kb
Mientras tanto en Candás, Asturias…se rozó la tragedia pic.twitter.com/y8aZ4KRUo9
— Líos de Vecinos 🏢 (@LiosdeVecinos) August 5, 2026
