Grida Duma komentoi mënyrën se si vëmendja e publikut mund të zhvendoset nga çështjet politike dhe problemet e pushtetit te skandalet që lidhen me moralin dhe jetën private.
Duke folur në “Top Story”, Duma ngriti pikëpyetje mbi atë që ajo e cilësoi si një prirje të shoqërisë për t’u përqendruar te “show”-u, ndërsa çështje si korrupsioni, rreziku i pushtetit dhe nënshtrimi mbeten në hije.
Sipas saj, shoqëria shqiptare shpesh tërhiqet nga skandalet që lidhen me jetën private dhe moralin, duke lënë në hije çështje të tjera me rëndësi publike.
“Disa rastësi thuhen janë një ligësi. Është krejt e rastësishme kur skandalet në politikë janë në majën më të lartë, ndodh një tjetër hedhje në treg e një vëmendje që tejkalon të gjitha, se lidhet me moralin. Populli shqiptar ka një thënie sa i përket jetës dhe ikjes nga jeta në vdekje: të gjithë do ikim një ditë, por e rëndësishme është të ikim me nder. Po ashtu gjendet një mençuri tjetër popullore që thotë: më e keqe se vdekja është turpi. Është e vërtetë që në të gjitha kohërat një gjë ka qenë e sigurt: jemi popullit shoë dhe do i harrojë të gjitha, riskun e pushtetit, dhe ai do të harrojë të gjitha të tjerat që janë risku, rreziku i pushtetit, mbipushtetit, korrupsionit dhe i nënshtrimit të tij. Jepi populli harenën, gladiatorët dhe me atë shoë ka shumë mundësi që kapaku i pusetës të mbyllet dhe atë që është nën dhe mos e shohin ata që po linçojnë të tjerët”, tha Duma./ad
