Pamje të frikshme vijnë nga Kina, ku një nënë dhe fëmija i saj u hodhën jashtë makinës pasi mjeti me të cilin udhëtonte familja prej 4 anëtarësh doli nga kontrolli dhe u përplas me barrierat e autostradës.
Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Babai ishte në timon dhe djali në sediljen e parë. Me të parë një objekt plastik në rrugë, ai bën një manovër për t’iu shmangur, por humbet kontrollin. Makina përplaset me barrierën dhe nis rrotullimin me shpejtësi, ndërsa nga xhami i pasmë shihet fillimisht nëna që “fluturon” jashtë dhe përplaset në tokë. Pak pas saj, mes copave të xhamit, shihet edhe fëmija tjetër.
A mother and child survived after they were thrown from an SUV that slammed into a guardrail and spun violently across a highway in China.
Dashcam video shows the driver suddenly swerving to avoid a plastic board on the Nanjing Ring Expressway, sending the vehicle out of control.
Police say the father and son in the front were wearing seatbelts and escaped injury. The mother and child in the back were not buckled in and were ejected through the rear window.
Both suffered broken arms but survived.
— Fox News (@FoxNews) September 30, 2026
Babai dhe djali, që kishin vendosur rripat e sigurimit, nuk pësuan lëndime. Ndërsa nëna dhe fëmija, që udhëtonin në sediljet e pasme pa rripa sigurimi, pësuan fraktura në krahë, por arritën t’i mbijetonin aksidentit për mrekulli./k.m
