Vijon puna në terren për izolimin e dy vatrave të zjarrit në zonat e Panahorit dhe Vloshit, në Mallakastër.
Gjatë orëve të mëngjesit, zjarri paraqitet me intensitet disi më të ulët, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara vijojnë ndërhyrjen për të parandaluar përhapjen e flakëve.
Situata po monitorohet në vijimësi, ndërsa puna në terren vazhdon për izolimin e plotë të vatrave./ad
