Last Updated on 04/01/2026 by Monika
Mitro Cela
Hotel “Sheraton”. Vetëm. Sikur të pi një kafe?
Tërhoqa karriken. U ula.
Në të njejtën kohë u ul dhe një çupë…
E kolme.
U hutova.
Belbëzova.
-Të bezdis?…
-Pse?…
Hapi çantën. Nxorri celularin…
Nxorra edhe unë timin…Më shumë për t’i treguar se nuk isha demode…
-Po më ha me sy?
-Kolë Jakova ka thënë:
-Sytë perëndia I ka bërë për të parë. Ngopu!…
Duart I ka bërë për të prekur…Prandaj I ka bërë të shkurtëra. Kujdes kur prek…
Atë…mora frymë…e ka bërë për të shtuar popullsinë.
Ndaj e ka bërë fare të shkurtër…
-Po më pëlqen…
Më hodhi një vështrim. Buzëqeshi. Vazhdoi punën…
-Më njeh? Thashë…-
-Sigurisht. Burrat, si puna jote, kanë dy rrugë për tu bërë të njohur.
Vrasin veten ose martohen me të njejtën grua dy herë…
Ti ke gjetur armën më të rëndë me vra vetin?…
– Ku punon?……
-Më pëlqen ekrani!
– Çfarë ke të veçantë për t’u ngitur në skenë?
-Jam e virgjër!
-Ta beson njeri këtë naivitet?
-Pse jo. Sot kushton më shumë shqepja se sa qepja.
Për tu shqepur marr 250 euro.
Për virgjëresha, e zbrazin kuletën burrat…
Për tu qepur nuk kam harxhuar më shumë se 35 euro. Në privat. Në maternitet-më lirë…
Kush është naiv?
-…Pse kaq e rëndë kostoja për të virgjëra?…-
-Seksi, sipas shkencës, nuk gjëndet mes shalëve, por mes veshëve.
Truri i njerëzimit është ushqyer me legjendën e virgjërisë.
Në mesjetë, besohej se mes orgazmës, çiftet takohen me Zotin…
Dhe bënin orgji…
Qesha.
-E paske lexuar “Kodin Davinçi”. Të të tregoj një legjendë?
Perandorët kinezë mendonin: po të bënin seks me 3000 virgjëresha, fitonin përjetësinë.
Këtë teori e pëlqeu Mao Ce Duni. Bëri seks me 2999 virgjëresha…
Nuk e arriti numërin. Hëngri bukë e fiq dhe vdiq…
-A bëhemi miq në FB?…
-Vetëm kaqë?!
