Kohët e fundit, një trend i ri grimi po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale: grimi me nuanca të ftohta. Makeup artistët dhe krijuesit e përmbajtjes duket se janë fiksuar pas kësaj estetike, duke e rikrijuar në versione të ndryshme, por gjithmonë duke ruajtur disa elemente karakteristike.
Referenca kryesore? Vitet ’90. Harrojini kafetë e ngrohta, nuancat portokalli dhe tonalitetet koral. Në qendër të këtij trendi janë grija, bezha e ftohtë, tonalitetet pothuajse të bardha, roza “baby pink” dhe buzët e konturuara me lapsa në nuanca që kujtojnë gurin, kakaon apo espreson.
Edhe blush-i ka një rol kyç. Në vend të nuancave koral apo pjeshkë, zgjidhet një rozë e ftohtë, e kombinuar me konturim në mollëza. Bronzeri, ndërkohë, lihet disi në plan të dytë, pasi lidhet më shumë me pamjet me tone të ngrohta.
Për sytë, zgjedhja ideale janë tonet në gri, të bardhë, blu ose vjollcë, ndërsa një laps sysh i fshirë lehtë dhe një shkëlqim intensiv e plotësojnë pamjen.
Por sekreti i vërtetë janë buzët. Një laps buzësh me nuancë të ftohtë, pothuajse gri ose kafe, kombinohet me një buzëkuq nude me bazë rozë. Në fund, një shtresë gloss-i transparent dhe me shumë shkëlqim i jep pamjes prekjen finale.
Nëse grimi i viteve 2010 dominohej nga tonet e ngrohta, duket se tani është koha për të kundërtën. Tonet e ftohta janë rikthyer dhe, këtë herë, janë më trendy se kurrë./k.m
