Kreu i PD-së, Sali Berisha dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, kanë zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic.
Gjatë takimit, Berisha është shprehur kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres.
Sipas kryetarit të PD-së, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën europiane të vendit.
Nga ana tjetër, ish-Presidenti Mesic theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi./mxh
