Përballja e fundit me drejtësinë nuk e ka ndalur Jozin të komunikojë me publikun dhe të vijojë planet e tij artistike. Pak ditë pasi gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi” e lidhur me incidentin e bujshëm ku u përfshi Edi Kuçi, artisti ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë shenjën e parë të jetës.
Përmes një fotografie të ndarë në profilin e tij në Instagram, ai shfaqet në një ambient shtëpiak, i qetë pranë oxhakut dhe me një libër në dorë, duke reflektuar një atmosferë rikuperimi larg zhurmës mediatike të ditëve të fundit.
Krahas imazhit, Jozi u është drejtuar ndjekësve me një mesazh mirënjohjeje, duke theksuar se po e merr veten dhe duke paralajmëruar menjëherë një rikthim:
“Duke e marrë veten! Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen. Projekti i ri së shpejti. Ju dua.”

Për ta bërë edhe më të qartë mesazhin e rikthimit në skenë pavarësisht kufizimeve ligjore aktuale, postimi është shoqëruar në prapavijë me këngën instrumentale “Coming Soon”, duke lënë të kuptohet se koha e kaluar në izolim po shfrytëzohet për krijimtari muzikore./mxh
