Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka sekuestruar rreth 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C. dhe familjarëve të tij, të cilët janë nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal.
Masat e sekuestros u vendosën pas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 25 të vitit 2023, ku u identifikuan një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë prona, ndërtesa, njësi biznesi dhe troje në qytetin e Vlorës.
Pasuritë e sekuestruara:
- Truall me sipërfaqe 1600 m² në emër të P.C.;
- Bodrum me sipërfaqe 841.75 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 112.82 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 36.14 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 59.5 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 47.27 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 97.42 m² në emër të F.C.;
- Apartament 72.36 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;
- Apartament 89.90 m² në emër të shoqërisë “F” shpk;
- Njësi me sipërfaqe 324.17 m² në emër të F.C.;
- Njësi me sipërfaqe 318.16 m² në emër të F.C.;
- Ndërtesë 115 m² në emër të F.C.
Prokuroria bën me dije se hetimet për origjinën e pasurive dhe qarkullimin e tyre do të vijojnë në funksion të zbardhjes së plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.
Në një procedim tjetër, Gjykata ka dhënë dënime për tre shtetas kosovarë, E.Th., B.K. dhe M.K., të akuzuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal./kb
