Last Updated on 10/09/2026 by Monika
Dy persona janë vënë në pranga në Vlorë si autorë të dyshuar të vjedhjes ose tentativës së vjedhjes së tre automjeteve.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia e Vlorës arrestoi shtetasit:
-M. D., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur një automjet tip “Citroen”, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua;
-D. L., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bishan, 1 automjet tip “Benz”, të cilin e ka braktisur më pas në qytetin e Orikumit.
Gjithashtu, disa orë më vonë, në qytetin e Orikumit, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet tip “Jeep”./mxh
