Lekë dhe Prel Gjoni, babë e bir, janë viktimat e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të diele, 23 gusht, në Dukagjin. I plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në fshatin Mgull të Dukagjinit, ku dyshohet se dy viktimat janë qëlluar me armë zjarri.
Aleks Preka, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Hetuesit po mbledhin prova në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për vrasjen e dyfishtë. Policia vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe motivet e ngjarjes së rëndë./mxh
