Naldo Gjini, personi që u shoqërua një ditë më parë si personi që ditëve të fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan, është arrestuar. Gazetari Sokol Dema raporton se ai është arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Në polici është shoqëruar edhe një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor, i cili po verifikohet. Ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Biznesmeni Mëhalla, sapo doli nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyri në makinën tip “Range Rover”, kur u qëllua 3 herë me plumba pistolete, 2 prej të cilëve e kapën në kokë, çka solli vdekjen e menjëhershme. Sipas dinamikës së zbardhur nga hetuesit e Elbasanit, një prej autorëve ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe ka qëlluar.
Aktualisht, pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollyëood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar./ K.M
