Last Updated on 11/09/2026 by EL
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka njoftuar ditën e sotme se kur të kthehet nga udhëtim i i tij nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të japë dorëheqjen nga posti që mban. Në një prononcim të dhënë për mediat vendase Vuçiç bëri me dije se ai do e lirojë karrigen e presidentit më 25 ose 26 shtator.
“Do të jap dorëheqjen menjëherë sapo të kthehem nga Nju Jorku. Do të jetë 25 ose 26 shtatori, kaq është”, tha Vuçiç, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga N1 në një konferencë për shtyp.
I pyetur se nëse ky është një program parazgjedhor në të cilin qeveria në largim bëri shumë premtime, Vuçiç tha se këto nuk janë premtime sepse ai tashmë ka njoftuar rritje të pagave dhe pensioneve.
“Nuk ka premtime këtu, kjo është ajo që po ndodh që nga nesër. E njoftova. Agjencisë Kundër Korrupsionit, dhe jam i detyruar të raportoj aktivitetet e mia si President i Republikës brenda shtatë ditëve nga shpallja e zgjedhjeve sipas ligjeve idiote, i njoftova të gjitha ato aktivitete, përfshirë këtë konferencë për shtyp. Përfshirë edhe stërvitjen ushtarake që planifikuam gjashtë muaj më parë, shtatë”, tha Vuçiç.
Dorëheqja vjen pas një vale të gjatë protestash anti-korrupsion të udhëhequra nga studentët. Këto protesta nisën që prej nëntorit të vitit 2024, pas tragjedisë së shembjes së strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona./et
