Last Updated on 11/09/2026 by Monika
25 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara përkujtuan në Pentagon afro 3 mijë viktimat e tragjedisë që tronditi botën.
Gjatë fjalimit, Presidenti Donald Trump tha se Amerika nuk do ta harrojë kurrë atë ditë dhe se lufta kundër terrorizmit mbetet e domosdoshme.
“Ne nuk do ta harrojmë kurrë. Prandaj luftojmë edhe sot. Nuk kemi zgjedhje tjetër. Mund të ketë vetëm fitore,” theksoi Trump.
Në ceremoninë përkujtimore, Trump nderoi edhe pasagjerët dhe ekuipazhin e fluturimit 93, të cilët tentuan të rimerrnin kontrollin e avionit të rrëmbyer.
“Ndërsa kujtojmë shumë jetë të humbura në 11 shtator, ne gjithashtu falënderojmë për jetët e panumërta të shpëtuara nga heronjtë e pavdekshëm të Fluturimit 93. Në ato ditë të tmerrshme pas sulmeve, pamë shpirtin autentik të kombit tonë. Ne ishim të gjithë njujorkezë atë ditë. Ne ishim të gjithë familje. Ne ishim patriotë. Armiku mund të shkatërronte atë që kishin ndërtuar duart amerikane, por nuk mund të preknin zjarrin dhe dashurinë në zemrat tona amerikane,” deklaroi Trump.
Nga ana tjetët, Sekretari amerikan I Luftls, Pete Hegseth, paralajmëroi se armiqtë e Amerikës mbeten aktivë, ndërsa e lidhi fjalimin me përplasjen e Uashingtonit me Iranin.
“Ne po sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore. Presioni ekonomik shtohet çdo ditë. Ne kontrollojmë ngushticën. Do ta përfundojmë këtë luftë,” deklaroi Hegseth.
Gjatë ceremoniesë, morën pjesë personalitete nga politika dhe familjarët e viktimave të 11 shtatorit, datë që do të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të trishta në historinë e ameriksë./mxh
