Last Updated on 23/07/2025 by adminfjala
Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki.
Në ceremoni morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiq, Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, por edhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është President i Partisë Përparimtare Serbe, e të tjerë ministra të kabinetit.
Të ftuarit shijuan vaktin e pasur dhe trombistët, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihet Vuçiç, duke u relaksuar me një gotë birrë.
Ajo çka bie në sy është se presidenti serb u kënaq veçanërisht nga kënga ‘Garda e Mbretit Petra që marshon’, të cilën e këndoi me gëzim dhe ndoqi ritmin me grushtin e ngritur. m.p.