George dhe Amal Clooney kanë udhëtuar menjëherë drejt Los Angeles për t’i qëndruar pranë miqve të tyre të ngushtë, Cindy Crawford dhe Rande Gerber, pas humbjes tragjike të djalit të tyre, Presley Gerber, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare.
Vdekja e tij ka tronditur familjen, ndërsa një person pranë saj ka treguar se George është veçanërisht i prekur, pasi Rande është një nga miqtë e tij më të mirë.
Vetëm pak orë pas lajmit, çifti Clooney u pa duke mbërritur në shtëpinë e Kaia Gerber, motrës së vogël të Presley-t. George ka qenë prej vitesh shumë i afërt me fëmijët e Rande dhe Cindy, të cilët e quanin “xhaxhai George”.
Sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, aktori kishte një marrëdhënie të veçantë me Presley-n dhe ishte në dijeni të vështirësive të tij, përfshirë problemet me alkoolin dhe drogën. Për shkak të përvojave të tij në të kaluarën, George mund të fliste me të hapur për këto çështje dhe Presley mund t’i besonte.
Miqësia mes George Clooney dhe Rande Gerber daton prej më shumë se 30 vitesh. Ata u njohën në një nga lokalet e Gerberit dhe, siç ka treguar vetë ky i fundit, miqësia e tyre nisi duke ndarë një tekila.
Marrëdhënia e tyre më vonë u shndërrua edhe në partneritet biznesi, kur në vitin 2013 themeluan Casamigos Tequila, markë që u bë shumë e suksesshme përpara se të shitej disa vite më vonë.
Edhe Amal Clooney dhe Cindy Crawford kanë krijuar ndër vite një miqësi të ngushtë, duke forcuar lidhjen mes dy familjeve. Tashmë, pas humbjes së Presley-t, George dhe Amal janë pranë familjes Gerber në një prej momenteve më të dhimbshme të jetës së tyre./MXH
