Last Updated on 22/06/2026 by Anisa
Ish-ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin e dosjes “Partizani”. Gjatë fjalës së tij, Pango u shpreh se një pjesë e mirë e klubit shumësportesh ka qejë e zabtuar.
Ndër të tjera ai shtoi se kishte mijëra dokumenta në katër fusha që mbulonte teksa theksoi se nuk mban mend nëse ka patur të regjistruara ndonjë shoqatë. Sipas tij turizmi dhe trashëgimia kulturore kanë qenë në fokusin e tij dhe se sportet kanë qenë shumë më të pavarura.
“Kam ushtruar funksionin e ministrit nga marsi 2007-mars 2009. Daton 18 vjet përpara, jam autor libri, dhe është shumë e vështirë për të mbajtur mend nëse nuk ka ndonjë arsye të fortë dhe të rëndësishme për të mbajtur mend. Por faleminderit mediave që na i rifreskojnë ndonjëherë. Thuhet që një pjesë e mirë e asaj që quhet klubi shumësportesh ka qenë e zabtuar.
Detyra kryesore e vënë nga Këshilli i Ministrave ka qenë çështja e privatizimeve. Me sa di unë kjo s’ishte marrë ende nën administrim nga privatët, kështu e di unë, pra që se marrim dot na thuhej se është e pushtuar sa i takon pjesës që na takonte ne. Që nga qeverisja Nano u dha urdhri të merret nën administrim nga ministria, por me çfarë duket tashmë, nuk kishte ndodhur sepse paska qenë e pushtuar.
Nuk gjej dot dokumentacionin, duhej ti kisha dokumentat me vete të ministrisë për t’ju dhënë përgjigje të saktë. Nuk di t’ju them nëse ka qenë e regjistruar. Për të marrë administrim këto objekte nuk më kujtohet të kem kryer veprime. Nuk më kujtohet të ketë patur aktivitet në klubin shumë sportesh. Unë s’mbaj ketë të ketë patur aktivitet efektivisht.
Kisha me mijëra dokumenta në katër fusha që mbuloja, nuk mbaj mend nëse ka patur të regjistruara ndonjë shoqatë. Turizmi dhe trashëgimia kulturore kanë qenë në fokusin tim, sportet kanë qenë shumë më të pavarura, qoftë në klubet apo terrenet sportive.
Nuk e mohoj që ka ardhur një shkresë sepse ju pretendoni që ka mbërritur shkresa. Mbledhjet e para të qeverisë është bërë për privatizimet. Ne nuk kishim kaq asete që të shkonim ti kërkonim.
Për Memon e bërë nga Violeta Shqevi nuk mbaj mend kështu detajesh që kanë ndodhur 18 vite më parë. Nuk po ju jap logjikën juve mos më keqkuptoni, por kujtesa duhet “ngacmuar” me diçka për të qenë konkret”, tha ai.
“Nëse vjen një dokument dhe thotë, ky është pronari, të privatizoje pronat në atë kohë ishte një objektiv i madh. Por po ju them se nga kompetencat është një vendim nul. Këtu jam për bashkëpunim jo për tu kapur. (Shikon shkresën), ju thash jam dakort. Këtu lejoj dhënien me konçesion, por nuk përjashton faktin që mund edhe të privatizohet nga pronarët e ligjshëm. Meqë është ligj që përfshin edhe koncesionet edhe pronarët privat ky vendim për konçesionin nuk përjashton pronarin privat.
Këtë iniciativë nuk e kam marrë unë shprehimisht, sepse mua nuk më ngacmonte diçka hajde e bëjmë shpejt, siç më ngacmonte përshembull urgjenca për të shpëtuar trashëgimitë kulturore, nga prushja e monumenteve të kulturës. Mendoj se është një iniciativë dhe më vonë vendim qeverie. Nga leximi i medias unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë”, shtoi ai./ad
