Ndihmëstrajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta tha se trajneri i Kombëtares, Sylvinho zgjodhi Uzunin nga minuta e parë pasi ai është mjaft i shpejtë dhe mund të jetë opsion i mirë sonte.
“Uzuni është ndryshimi ynë i vetëm nga ndeshja e fundit me Serbinë, trajneri vendosi kështu, e dimë se sa i shpejtë është ai me topin, ai mund të jetë një opsion i mirë sonte”, tha Zabaleta për Supersport. m.p.
