Last Updated on 10/04/2026 by EL
Një laborator i përshtatur për falsifikimin dokumentave është zbuluar nga Policia në Tiranë, ku si rezultat është arrestuar një person.
Sipas Policisë, në pranga është shtetasi A. T., 51 vjeç, i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Nnë banesën e tij në zonën e Zall-Bastarit, shërbimet e Policisë zbuluan një laborator të fshehtë, i pajisur me mjete dhe materiale që shërbenin për prodhimin e diplomave false të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master, si dhe licencave profesionale.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, së bashku me pajisje të ndryshme që përdoreshin për realizimin e tyre.
Autoritetet dyshojnë se ky aktivitet kriminal ka funksionuar për një periudhë të konsiderueshme kohore dhe mund të ketë përfshirë edhe persona të tjerë.
Aktualisht, hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të të arrestuarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore./et
