Takimi i radhës mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet të zhvillohet në fund të dhjetorit, sipas një burimi diplomatik izraelit të cituar nga “Times of Israel”.
Sipas burimit, takimi mund të mbahet në Mar-a-Lago, resortin e Trump në Palm Beach, Florida.
“Asgjë nuk është finalizuar, por amerikanët po e shqyrtojnë edhe këtë mundësi”, tha burimi diplomatik.
Datat e sakta nuk janë konfirmuar, por pritet që takimi të mbahet brenda fundit të muajit. Ky do të jetë udhëtimi i pestë i kryeministrit Netanyahu në SHBA që prej marrjes së detyrës nga Trump në janar. m.p.
