Cila është piktura e veshur më mirë e të gjitha kohërave?
Kjo është pyetja që Muzeu Metropolitan i Artit shpreson t’i përgjigjet me ekspozutën e ardhshme të Institutit të Veshjeve i cili do të jetë “Arti i Veshjeve”. Më 10 maj, ekspozita do të bëjë bashkë 200 vepra dhe 200 veshje e aksesorë për të lidhur modën dhe artin.
“Arti i Veshjeve” do të jetë edhe tema e natës më të rëndësishme të modës: Met Gala.
“Emri ‘Arti i Veshjeve’ i referohet historisë së Institutit të Veshjeve”, tha Andrew Bolton, kuratori i tij, i cili përzgjedh temën e çdo viti. Moda, shpjegoi ai, ka “statusin e artit për shkak të dhe jo në sajë të, lidhjes me trupin.”
Met pritet të përforcojë lidhjen midis veshjes dhe njeriut si cilësia që e vendos veshjen në të njëjtin piedestal si një statujë greke.
Ngjarja përkon me një arritje të rëndësishme të Institutit qëe do të hapë një shtëpi të re, Condé M. Nast Galleries, një ekspozitë prej 1,115 metrash katrorë krah Hollit të Madh të Met. Kjo do të jetë hera e parë që Instituti do të ketë një galeri të dedikuar dhe të përhershme për koleksionet.
Tema udhëheq ekspozitën, kurse kodi i veshjes së Met Gala u jep të ftuarve një udhëzim më specifik se çfarë do të veshin në Met Gala. Për vitin 2026, kodi i veshjes nuk është zbuluar ende pasi zakonisht udhëzimi jepet pak kohë para natës së madhe.
Met Gala mbahet gjithnjë të hënën e parë të majit dhe në 2026 kjo do të përkojë me 4 majin./kb
Visited 6 times, 1 visit(s) today