Last Updated on 14/11/2026 by Monika
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka krahasuar sot aleancën e NATO-s me një ‘dhëmb të kalbur’.
Më tej ajo shtoi se, aleanca ka dobësuar sistemin imunitar të Evropës në pjesën e saj perëndimore, Evropës Qendrore dhe të gjithë botës.
“NATO është pikërisht ajo organizatë që, si një ‘dhëmb i kalbur’, mund të thuhet se ka dobësuar sistemin imunitar të Evropës, pjesës së saj perëndimore, Evropës Qendrore dhe të gjithë botës, duke kërkuar dhe thithur burime të mëdha për masa reagimi”, vazhdoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Zakharova theksoi se, nëse NATO nuk do të ekzistonte, siguria në Evropë ndoshta mund të ishte shumë më e madhe.
“Nëse NATO nuk do të ekzistonte, dua të them, nëse Aleanca nuk do të kishte luajtur dhe nuk do të vazhdonte të luante rolin që ka luajtur – siguria në Evropë ndoshta do të ishte shumë më e madhe”, theksoi Zakharova, duke iu përgjigjur kritikave mbi thirrjet e Moskës për një riorganizim të arkitekturës evropiane të sigurisë./Mxh
