Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, vizitoi varrin e të ndjerit Ataturkut në Ankara, përpara bisedimeve me Turqinë për ringjalljen e procesit të paqes me Rusinë. Një ditë më parë, ai deklaroi se po përgatitet të “rinisë negociatat” dhe se do të diskutojë me presidentin turk, Tayyip Erdogan, mënyrat për të arritur një “paqë të drejtë” për Ukrainën.
Zelenskiy pritet të takojë të enjten në Kiev edhe zyrtarë të ushtrisë amerikane, si pjesë e përpjekjeve të reja për të çuar përpara dialogun me Moskën. Ndërkohë, që nga takimi i fundit ballë për ballë në Stamboll në korrik, negociatat kanë mbetur të ngrira, ndërsa Rusia ka vazhduar ofensivën e saj gati katërvjeçare në Ukrainë, duke vrarë të paktën 20 persona në sulmet e fundit gjatë natës./ MXH
