Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka argumentuar se mbajtja e zgjedhjeve gjatë një lufte do ta vinte vendin në rrezik.
Deklarata vjen në përgjigje të thirrjes për zgjedhje të ish-ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
“Unë besoj se në një luftë si kjo, vetë zgjedhjet janë një rrezik i madh, si një “cunami” që do ta “shkatërrojë” Ukrainë”, u tha Zelensky gazetarëve.
Zelensky vlerësoi gjithashtu se Rusia planifikon të mobilizojë 300,000 trupa shtesë në luftën e saj kundër Ukrainës pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit./Mxh
