Uashingtoni po konsideron mundësinë për të ftuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy në Samititn e G20, që pritet të mbahet në dhjetor në Miami.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bëri të ditur se ftesa për udhëheqësin e Kievit mbetet në tryezë, por konfirmimi përfundimtar do të varet nga Presidenti Donald Trump dhe nga ndikimi që kjo prani do të ketë në arritjen e një rezultati konkret për paqen.
“Qëndrimi ynë mbetet i qartë, nëse mund të luajmë një rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund këtij konflikti, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta marrin përsipër këtë rol. Dhe për ta bërë këtë, na duhet mundësia të komunikojmë me të dyja palët. Ne flasim shpesh me ukrainasit, por duhet të jemi në gjendje të flasim edhe me palën ruse”, tha Rubio.
Paralelisht me takimet e nivelit të lartë, bisedimet diplomatike po fokusohen edhe te arritja e një armëpushimi në Detin e Zi për të siguruar dërgesa të pakufizuara të energjisë dhe drithërave nga Rusia dhe Ukraina./mxh
