Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka bërë me dije se një tjetër telefonatë është zhvilluar ditën e sotme në presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Në një postim në platformën ‘X’, tregon se kjo telefonatë ishte vijim i asaj të ditës së djeshme ku bëhej fjalë për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës pas sulmeve masive të Rusisë, sulme këto që dëmtuan infrastrukturën energjetike.
“Sapo fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për herë të dytë brenda dy ditësh, dhe sot ishte përsëri një bisedë shumë produktive.
Dje, ramë dakord për një temë specifike për sot dhe shqyrtuam të gjitha aspektet e situatës. Mbrojtja e jetës në vendin tonë, forcimi i saj, si në aspektin e mbrojtjes ajrore ashtu edhe në aspektin e qëndrueshmërisë dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi.
Presidenti Trump është i informuar mirë për gjithçka që po ndodh. Ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë dhe ekipet po përgatiten. Faleminderit”, shkroi Zelensky.
Ditën e djeshme u bë me dije se dy liderët diskutuan për arritjen e një marrëveshje konkrete mbi forcimin e mbrojtjes ajrore, ndërsa sot janë shqyrtuar të gjitha aspektet e situatës.
Muajin e kaluar, administrata Trump miratoi paketën e saj të parë të mbështetjes ushtarake për Ukrainën sipas Listës së Kërkesave të Prioriteteve për Ukrainën (PURL) të financuar nga NATO.
Këto furnizime përfshinin municione të mbrojtjes ajrore Patriot, një armë thelbësore për rrëzimin e raketave balistike ruse të përdorura rregullisht në sulmet ndaj Ukrainës.
Pjesë e diskutimeve ishin dhe mundësitë e furnizimit të Ukrainës me raketa Tomahaëk nga Amerika. Lidhur me këtë çështje, Trump tha se do të japë përgjigje përfundimtare pasi të jetë marrë vendimi. m.p.
