Last Updated on 09/08/2025 by adminfjala
Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska, ku do të diskutohet një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Në një deklaratë të fortë, Zelensky theksoi se populli ukrainas nuk do t’i dorëzojë asnjë centimetër tokë ndaj pushtuesve dhe se çdo marrëveshje pa pjesëmarrjen aktive të Ukrainës nuk është një zgjidhje, por një “zgjidhje e vdekur”. Ai shtoi se integriteti territorial i Ukrainës është i pacënueshëm dhe i garantuar nga kushtetuta e vendit, duke vënë në dukje se pa Kievin, asnjë marrëveshje nuk mund të jetë e vlefshme.
