Në Paris, mbërritja e Zelensky-t u pasua nga një intervistë shumë e qartë e ministrit francez të Jashtëm sipas të cilit, Zelensky është një “legjendë e rezistencës” dhe ka të drejtë absolute të udhëheqë vendin drejt paqes. Franca do ta përkrahë në përparimin e negociatave, për sa kohë që Rusia, me në krye Vladimir Putin, heq dorë nga ëndrrat për rindërtimin e ish‑Perandorisë Sovjetike përmes nënshtrimit të Ukrainës.
Europa dëshiron të jetë e bashkuar, për të mos dalë e dobët përpara amerikanëve dhe rusëve, edhe pse udhëheqësi hungarez Viktor Orbán kërkon që Ukraina të kthehet në një “shtet satelit”, pra që kontrollohet nga një fuqi më e madhe.
Për të mos u përqendruar vetëm tek formati diplomatik, Zelensky ka kontaktuar drejtpërdrejt me krerët europianë: me kryetaren e Komisionit Europian, me udhëheqës të shteteve të ndryshme, madje dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO‑s, për të koordinuar veprimet dhe për forcimin e mbrojtjes kundër sulmeve ruse.
Sot në Bruksel mblidhen ministrat e Mbrojtjes së BE-së së bashku me ministrin ukrainas për një samit, ndërsa diskutohet ndihma ushtarake evropiane për Kievin.
Në këto rrethana, vizita e Zelensky-t në Paris shënon një moment kyç, jo vetëm për fatin e Ukrainës, por për të ardhmen e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë Evropës./kb