Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, zhvilloi bisedime me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të mërkurën, ndërsa mediat raportuan se SHBA-ja po diskuton kushtet e mundshme të paqes me Rusinë.
Një zyrtar i lartë ukrainas tha për Reuters se Kyivi ka marrë “sinjale” për një set propozimesh të SHBA-së për përfundimin e luftës, të cilat Washingtoni i ka diskutuar me Moskën, pa përfshirjen direkte të Ukrainës në përgatitjen e tyre.
Që nga takimi në Stamboll në korrik, nuk janë zhvilluar bisedime ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vijuar sulmet, duke shkaktuar vdekjen e 25 personave gjatë sulmeve të natës.
Zelenskiy, pas vizitave në Greqi, Francë dhe Spanjë, tha se po përgatitet të rikthejë negociatat dhe do të diskutojë me Erdoganin mënyrat për të arritur një “paqje të drejtë” për Ukrainën.
Ai pritet të takohet edhe me zyrtarë të Ushtrisë amerikane në Kiev./MXH
