Tre nga emrat më të njohur të “Euphoria” janë ribashkuar, duke rikthyer për pak nostalgjinë e serialit të famshëm. Zendaya, Hunter Schafer dhe Alexa Demie u fotografuan së bashku në Brooklyn, teksa shkuan për darkë në restorantin japonez “Rule of Thirds”, vetëm tre muaj pas përfundimit të sezonit të tretë dhe final të serialit të HBO.
Treshja u shfaq me një stil relativisht casual. Hunter Schafer zgjodhi një veshje tërësisht të zezë, me një bluzë me mëngë të shkurtra, fund të gjatë dhe balerina, duke e kompletuar look-un me një çantë Prada me print artistik. Alexa Demie u shfaq me një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe syze të mëdha të zeza.
Por vëmendjen më të madhe e mori padyshim Zendaya, e cila debutoi prerjen e saj më të shkurtër të flokëve deri më tani. Aktorja është shfaqur gjatë muajve të fundit me një sërë ndryshimesh në look, nga flokët e gjatë me onde e deri te mikro-bob, por këtë herë zgjodhi një pixie cut të freskët dhe modern.

Prerja e re u bë edhe më e komentuar gjatë një daljeje të saj për “Prada Beauty” në New York Fashion Week. Stilisti i flokëve Coree Moreno e modeloi pixie-n me onde të buta dhe teksturë të çrregullt, ndërsa makeup artisti Ernesto Casillas plotësoi pamjen me qerpikë të theksuar dhe tone lejla në sytë.
Zendaya, e cila është ambasadore globale e Prada Beauty, u shfaq me një look tërësisht të markës, duke sjellë edhe disa prej tendencave që pritet të dominojnë vjeshtën e 2026.
Përveç prerjes së flokëve, aktorja eksperimentoi edhe me ngjyrat. Në vend të toneve klasike të vjeshtës, si e zeza, bordo apo kafeja, Zendaya solli një kombinim më të guximshëm, me nuanca të kuqe, lejla dhe rozë.
Një tjetër element që tërhoqi vëmendjen ishte fundi midi me detaje dhe shkëlqim, një siluetë që po rikthehet fuqishëm këtë sezon. Zendaya e ka eksperimentuar edhe më parë këtë gjatë turneut promovues të “Spider-Man: Brand New Day”, ku e kishte kombinuar një fanellë sportive të kuqe me një fund midi me kuadrate.
Ribashkimi me Hunter Schafer dhe Alexa Demie vjen pak kohë pasi “Euphoria” i dha fund sezonit të tretë, duke shënuar edhe mbylljen e historisë së serialit të shumëpërfolur. Ndërkohë, Zendaya duket se po e shfrytëzon maksimalisht këtë periudhë për të eksperimentuar me stilin e saj, duke dëshmuar edhe një herë se çdo ndryshim i saj në pamje kthehet menjëherë në trend./MXH
