Last Updated on 04/12/2025 by Klara
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, zhvilloi të mërkurën një takim me kryetaren dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku në nënvizoi rëndësinë e përzgjedhjes së pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK.
“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, është shprehur ambasadori gjerman, shkruan A2 CNN.
KLP do të mblidhet më 11 dhjetor për të intervistuar 4 kandidatët, mes të cilëve do të zgjedhe kreun e ri të SPAK./K.M
