Last Updated on 25/09/2026 by Monika
Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyësor vijon, ndërsa bëhet me dije se kanë dalë rezultatet e para.
Sipas informacioneve, gjyqtarja Arbena Ahmeti ka marrë 180 vota, ndërsa gjyqtari Sandër Simoni ka marrë 179 voita. Për shkak të diferencës shumë të ngushtë, bëhet me dije se vota janë rinumëruar. Pas rinumërimit ka pasur barazim të votave.
Kujtojmë se për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, në garë janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj. Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.
Sot zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së/ 7 kandidatët në garë
Në përfundim të procesit të numërimit, do të bëhen me dije se kush do të jenë tre anëtarët që do të përfaqësojnë këto nivele të gjyqësorit në Këshillin e Lartë Gjyqësor./mxh
