Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, përfundoi procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Votimi u zhvillua më 27 dhjetor 2025 në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku nga 19,187 votues të regjistruar, kanë marrë pjesë 16,165, ose 84.24%.
Po ashtu, gjatë ditës së shtunë ka nisur numërimi i fletëvotimeve përmes postës që janë sjellë në Kosovë. Nga kutitë postare të KQZ-së jashtë vendit, në Berlin dhe Bernë, janë tërhequr mbi 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga këto pako, 27,600 janë aprovuar për numërim, ndërsa mbi 950 janë refuzuar kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit të votuesit.
Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe me fletëvotime të supozuara valide.
Postimi i plotë i KQZ-së në Kosovë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 40 vendvotime të përfaqësive diplomatike.
Më 27 dhjetor 2025, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, apo 84.24%.
Po ashtu, gjatë ditës së shtunë, në QNR ka filluar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë.
Ditë më parë, nga dy kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28,500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar mbi 950.
Arsyeja kryesore e refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakon me fletëvotim.
Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të supozuara me fletëvotime./Mxh
