Çmimet globale të naftës kanë rënë më shumë. Sipas mediave ndërkombëtare, tregtarët shprehen se, rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, do të çojnë në një fund ose në uljen e tensioneve të luftës me Iranin.
BBC raporton se, të enjten pasdite në Azi, nafta e papërpunuar Brent ishte 0.9% më e ulët në 93.74 dollarë, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra me pothuajse 1.5% në 86.83 dollarë.
Ndërsa, një ditë më parë, çmimet e naftës ranë me më shumë se 8% pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance theksoi se çmimet e karburantit kanë ndikuar tek humbja e republikanëve në zgjedhje. Kujtojmë se, çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët në dy muajt e fundit./k.m
