Ish-deputeti Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka deklaruar se situata politike në Tiranë është mjaft e ndërlikuar, duke theksuar përçarjet e brendshme në Partinë Socialiste dhe tensionet mes forcave kryesore politike.
Sipas Sulës, përveç kryeministrit Edi Rama që kërkon fitoren në kryeqytet, ekzistojnë figura brenda PS që nuk e mbështesin kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Ai foli për një “komplot ndaj Ramës” dhe për konflikte të brendshme që ende nuk janë bërë publike.
Sula komentoi edhe qëndrimet e Partisë Demokratike dhe propozimin e Sali Berishës, duke e interpretuar si një lëvizje që, sipas tij, nuk i shërben më opozitës, por interesave personale të Berishës. Ish-deputeti theksoi se zhvillimet e fundit mes PS dhe PD pritet të zbulojnë shumë për dinamikat reale politike në ditët në vijim.
“Situata në Tiranë është shumë më e komplikuar. Përveç Ramës që kërkon fitoren në Tiranë, ka të tjerë brenda PS që nuk duan triumfin e Manastirliut. Brenda PS ka probleme shumë të forta, pavarësisht nuk janë shfaqur. Ka një komplot ndaj Ramës. Rama kërkon kontrollon gjithçka, por që të ketë kontroll mbi drejtësinë dhe SPAK siç pretendon PD nuk ka sens.
Sepse i bie që Rama ka futur të gjithë të tijtë në burg dhe ka liruar Berishën. Berisha me këtë propozim që ka bërë sot do të thotë që nuk ka më opozitë, nuk i intereson më PD, vetëm interesat e veta. Ia bën këtë ofertë Ramës , i ofrohet Ramës ‘unë do të jem shpëtimtari jot’. Lëvizjet mes PS-PD mes këtyre ditëve, kemi për të kuptuar shumë”, tha Dashnor Sula./kb
