Last Updated on 07/10/2025 by adminfjala
Berati është një nga 6 bashkisë që do të shkojë në zgjedhje lokale pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ervin Demo, i cili kandidoi për deputet në Kuvend nën siglën e Partisë Socialiste.
Mediat kanë bërë me dije se kandidati i PS-së për zgjedhjet e bashkisë së Beratit është Ervin Ceca.
Ceca aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie, detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Demos. Më parë Ervin Cece ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak./kb
