Last Updated on 06/07/2026 by Kesjana
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin G.P., i cili u arrestuar në Dhërmi.
29-vjeçari konsiderohet si një nga personat kryesorë të grupit të goditur në kuadër të dosjes së “Call Center”-ave, që dyshohet se kanë mashtruar qindra qytetarë europianë dhe kanë shkaktuar një dëm financiar që llogaritet mbi 50 milionë euro.
Ndërkohë e njëjta masë sigurie u caktua edhe për ata që u arrestuan në një ditë me të, shtetasit Xh. H., 31 vjeç, dhe R.R., 28 vjeç. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Operacioni i SPAK-ut për goditjen e “Call Center”-ave u krye në bashkëpunim me autoritetet austriake, të cilat kanë ndihmuar në zbardhjen e një skeme të sofistikuar mashtrimi që dyshohet se ka funksionuar përmes strukturave të organizuara të kamufluara si kompani legjitime. /kb
