Last Updated on 13/08/2026 by EL
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, në Bashkinë Elbasan.
Sipas raportimeve, flakët po përparojnë në drejtim të zonës së banuar, duke rrezikuar banesat pranë vatrës së zjarrit.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit, ndërsa terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.
Operacioni për shuarjen dhe izolimin e zjarrit në Lugaxhi vijon.
