Last Updated on 03/08/2026 by EL
Një zjarr i përmasave të mëdha mësohet të ketë përfshirë fshatin Kash të Ballshit, duke përfshirë disa banesa. Bazuar në të dhënat paraprake nga vendi i ngjarjes deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur ndërsa situata vijon të jetë problematike.
Flakët rrezikojnë të përhapen edhe në drejtim të banesave të tjera. Ndërkohë fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për viktima.
Ndërsa edhe në Finiq mësohet se situata vijon të jetë problematike, pasi flakët janë duke u përhapur nga era, ku rrezikohen banesat në fhsatin Meopotam dge Kostar.
Forcat zjarrëfikëse janë duke punuar në të dyja lokacionet ëpr të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve./et
