Last Updated on 16/11/2026 by EL
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Shtermen, në njësinë administrative Gostimë, në Cërrik, ku është përfshirë nga flakët një stan me balla bari dhe bagëti.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për dëmtime në njerëz apo humbje të kafshëve.
Zjarri raportohet se është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje ndodhet shërbimi zjarrfikës i Cërrikut.
Ndërkohë në ndihmë kanë mbërritur edhe forca nga repartet zjarrfikëse të Belshit, Gramshit dhe Elbasanit, të cilat po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit./et
