Last Updated on 11/02/2025 by adminfjala
Të paktën 100 persona u evakuuan nga një rrokaqiell 50-katëshe në qendër të Buenos Aires, pasi një zjarr shpërtheu herët këtë pasdite.
Sipas një vlerësimi fillestar nga ekipet e shpëtimit, tetë persona kishin nevojë për oksigjen.
“Ne kemi evakuuar 100 persona, po u japim oksigjen tetë prej tyre”, u tha gazetarëve Alberto Crescenti, kreu i shërbimeve të urgjencës, duke thënë se zjarri filloi në katin e 10-të.
Rreth 30 autoambulanca shkuan në vendngjarje, por menjëherë pas alarmit, vetëm pak tym mund të dilte nga ndërtesa./e.t