Last Updated on 04/09/2026 by EL
Deputeti i PS-së, Ramion Kurti, ishte i pranishëm në rrugën që lidh Fierin me Levanin, ku prej mesditës së kësaj të premteje ka shpërthyer një vatër zjarri.
Kurti raportoi se prej rreth 5 orësh në zonë po zhvillohet një betejë me flakët. Ai tha se situata është e rënduar, por në terren ka angazhim maksimal për vendosjen e zjarrit nën kontroll.
Sipas deputetit, në terren ndodhen 10 mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga dy helikopterë dhe forca të Policisë së Shtetit.
Kurti u shpreh se era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka bërë që zjarri të avancojë me shpejtësi, ndërsa theksoi se pritet që situata të vendoset nën kontroll./et
