Last Updated on 04/09/2026 by EL
Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet ende alarmante, ndërsa flakët që përfshinë zonën që në mesditë kanë dalë jashtë kontrollit.
Nga pamjet e siguruara flakët kanë përfshirë një godinë të pabanuar.
Ndërkohë, në terren janë angazhuar disa forca zjarrfikëse dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me një helikopter për shuarjen e flakëve.
