Last Updated on 12/08/2026 by Kesjana
Vijon me intensitet të lartë operacioni për menaxhimin e situatës së zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, në zonën e Runjës, mbi fshatin Borie Lurë.
Sipas të dhënave zyrtare, të gjitha strukturat janë të angazhuara në terren dhe po punojnë në koordinim të plotë, nga toka dhe ajri, me prioritet mbrojtjen e banesave dhe kufizimin e përhapjes së flakëve.
Në operacion janë angazhuar rreth 220 forca dhe efektivë, pjesë e MZSH-së, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, ADZM-së, shërbimit pyjor, strukturave bashkiake, si dhe vullnetarë, AKMC dhe Prefektura e Qarkut Dibër.
Ndërkohë, nga ajri po ndërhyjnë dy avionë “Air Tractor”, të cilët janë përqendruar në zonat ku vatrat paraqesin problematikat më të mëdha.
Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, ndërsa angazhimi maksimal do të vijojë deri në vënien e plotë nën kontroll dhe neutralizimin e saj./kb
