Last Updated on 16/04/2026 by Anisa
Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT, ku për pasojë u dëmtuan 71 apartamente.
Policia ka siguruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth marketit ku dyshohet se nisi zjarri.
Sipas pamjeve të cilat kanë cilësi të dobët, rreth orës 16:30 të së martës, një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit.
Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar. Nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, por i mituri qëndron për disa sekonda pranë tyre.
Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym.
Në lidhje me zjarrin dyshohet se ka ardhur si pasojë nga i mituri ose nga ndonjë bisht cigareje nga ballkonet më sipër.
