Zjarri i madh në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë nuk ka ndalur ende.
Vijon të jetë aktive vatra, ashtu sikurse edhe aksioni nga toka dhe ajri, edhe pse terreni është i vështirë.
Zjarri i shfaqur dje në sipërfaqet pyjore të Tërbunit sipas autoriteteve po vijon prej 24 orësh në vendin e njohur si Fushë Lajë.
Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë vënë disa herë vatrën nën kontroll, por era e ka bërë të pamundur neutralizimin.
Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesa, stane bagëtish apo linja të tensionit të lartë.
Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë Lajë të malit të Tërbunit në Pukë është e qëllimshme./kb
