Last Updated on 21/04/2026 by Anisa
Ky zbulim mund t’i ndihmojë mjekët të dallojnë pacientët në rrezik të sëmundjes së Parkinsonit vite përpara se ata të shfaqin simptoma të qarta dhe sugjeron që dietat dhe trajtimet më të shëndetshme që riformësojnë mikrobiomën mund ta parandalojnë ose vonojnë sëmundjen.
Prof Anthony Schapira, kreu i neuroshkencave klinike në University College London dhe studiuesi kryesor i studimit, , tha se kjo ishte hera e parë që një “studim mikrobial” te pacientët me Parkinson është vërejtur tek persona me një predispozitë gjenetike, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma.
“Po këto ndryshime mund të gjenden edhe në një përqindje të vogël të popullsisë së përgjithshme, gjë që mund t’i vendosë ata në rrezik më të lartë,” tha Schapira.
Rastet e Parkinsonit janë dyfishuar gjatë 25 viteve të fundit, me më shumë se 8.5 milionë njerëz në mbarë botën që jetojnë aktualisht me këtë gjendje. Sëmundja shkakton dëmtime progresive të trurit, duke çuar në dridhje, ngadalësim të lëvizjeve dhe muskuj të ngurtë. Pacientët shpesh përjetojnë depresion, ankth, probleme me gjumin dhe kujtesën, si dhe vështirësi me ekuilibrin.
Parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve në një pjesë të trurit të quajtur substancia nigra. Humbja e këtyre qelizave nervore çon në uljen e dopaminës në tru, e cila është përgjegjëse për shumë nga simptomat e sëmundjes. Nuk ka një kurë, por barnat që rrisin dopaminën mund të ndihmojnë, së bashku me fizioterapinë dhe kirurgjinë.
