Tashmë është zyrtare! Barcelona ka transferuar mesfushorin Rodri nga Manchester City.
Klubi katalanas arriti të mposhtë konkurrencën e Real Madridit për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Transferimi u mbyll përfundimisht pas marrëveshjes me klubin anglez për shumën e 75 milionë eurove. Edhe pse tratativat fillimisht hasën në pengesa financiare, oferta e re e Barcelonës u pranua nga drejtuesit e Manchester City-t.
Përmes faqeve zyrtare, katalanasit e prezantuan goditjen e tyre më të re si dirigjentin e ri të mesfushës. Me këtë lëvizje, mesfushori mbyll aventurën e tij te City pas shtatë viteve të mbushura me trofe.
Për Barcelonën, ky afrim konsiderohet si një nga përforcimet më të rëndësishme të kësaj periudhe merkatoje. Tashmë spanjolli pritet të bashkohet menjëherë me grupin për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik./mxh
