Beshiktash ka njoftuar dje largimin e Sergen Jalçin. Tekniku 53-vjeçar i hapi rrugë Ernest Muçit për huazimin te Trabzonspori, ndërsa më pas erdhi edhe shkëlqimi i tij. Tifozët i kanë faturuar një pjesë të madhe të përgjegjësisë për largimin e Muçit.
Në anën tjetër, Jalçin vendosi të huazonte Kristjan Asllanin në merkaton e dimrit nga Interi. Vendi i katërt në kampionat ndërkohë është parë si dështim.
“Beshiktash njofton se ka rënë dakord të ndajë rrugët me trajnerin kryesor Sergen Jalçın. Deklarata e mbërritur nga klubi është si më poshtë:
‘Kontrata e Z. Sergen Jalçın, trajnerit kryesor të ekipit tonë profesional të futbollit, është ndërprerë në mënyrë të ndërsjellë që nga 18 maji 2026’.
E falënderojmë Sergen Jalçın për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”./mxh
